Loriana Kuka thotë mjaft. Xhudistja e Kosovës,ka vendosur që të largohet nga sporti, në moshën 27-vjeçare.

“E kom nis ditën shumë mirë, kam qenë shumë e fokusuar dhe jam shumë e lumtur që kam arritur së paku luftën e parë ta fitojë. Në luftën e dytë kam qenë gjithashtu e koncentruar, e kam ditë se çfarë duhet të bëjë, por fati nuk deshi që të shkojë deri në çerekfinale”, ka thënë fillimisht Loriana.

“Kom garuar me plotë lëndime dhe për këtë jam shumë krenare çfarë kam arritur deri sot, që kam garuar deri sot me lëndime dhe nuk jam ndal asnjëherë ”.

“Kjo ka qenë gara e fundit për mu, kam dashur ta përfundoj më mirë normalisht, por jam krenare për çfarë kam arritur deri tash” – shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb