Sipas Relevo, Mikel Merino pritet të jetë transferimi i radhës nga Arsenal. Arsenali ka rënë dakord për një tarifë prej 30 milionë euro (25 milionë £/32 milionë dollarë) plus shtesa për mesfushorin dhe njoftimi do të bëhet menjëherë, transmeton GazetaBlic Sport.

Raporti vazhdon duke pretenduar se Real Sociedad ka lëvizur shpejt për të sjellë zëvendësuesin e Merino, Carlos Soler të Paris Saint-Germain. Ish-lojtari i Valencias ka luftuar për të bërë një ndikim gjatë dy sezoneve në Francë, kështu ka zgjedhur të transferohet tek skuadra spanjolle.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: