Një person i seksit mashkull është vetëhedhur mbrëmjen e sotme nga pallati ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetari Ilmi Saliaj.

Viktima është një 20-vjeçar, thonë burime informacioni nga Patosi, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në Patos, Fier, shtetasi  R. M.,  rreth 20 vjeç, i cili  vuante nga sëmundje të shëndetit mendor, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: