Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, i cili dyshohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se pas depozitimit të kërkesës së SPAK në Ministrinë e Drejtësisë, u bë e mundur ekstradimi i eksponentit të krimit nga Belgjika në vendin tonë, ndërsa i shumëkërkuari mbërrin në Rinas në orën sot në orën 14:30.

Rivali i Ervis Martinajt u arrestuar në Belgjikë në maj të këtij viti.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge. Për Dukën, SPAK ka kërkuar masë sigurie ‘arrest me burg’, ndërkohë që Duka kishte kërkuar azil politik në Belgjikë.

Leonard Duka njihet si kreu i ‘klanit Duka’, grup kriminal që ka pasur konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinjat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: