Sharon Stone po shijon qëndrimin e saj në Turqi, nga ku ndan me miqtë e saj online, foto të ndryshme.

Në postimin e saj të ri, ylli i Hollivudit ka pozuar para aparatit fotografik, mbi një varkë me flamurin turk.

Ajo është fotografuar me një fanellë të skuadrës turke të futbollit, Besiktas, ndërsa në duar mban një fanellë të skuadrës, ku kishte emrin e saj dhe falënderonte klubin. “ Faleminderit ekipit turk të futbollit Besiktas që më bëri anëtar nderi”, ka shkruar aktorja.

Sipas Sözcü, Stone “shkoi në Turqi me ftesë të gazetarit Barbaros Tapan dhe shprehu admirimin e saj për stadiumin e Beshiktashit me pamje nga Bosfori, të cilin ajo e pa nga dhoma e saj e hotelit në Stamboll. Si përgjigje, klubi i dha asaj një fanellë.’

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: