Federico Chiesa mund të jetë surpriza e madhe e kësaj vere. Sulmuesi italian, pas disa vitesh në Torino, po mendon për një largim të mundshëm dhe destinacionet janë të shumta.
Chiesa pëlqehet te rivalët e urryer, Interi. Klubi zikaltër, është gati të futet në tratativa me bardhezinjtë, për të siguruar kështu transferimin e anësorit.
Gjithsesi, asgjë nuk do jetë e lehtë, edhe nëse ofrohen paratë e nevojshme, pasi “Zonja e Vjetër” nuk do të dëshironte të forconte një kundërshtar të tillë. 26-vjeçari luajti 33 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi 9 gola dhe dhuroi 2 asiste.
(J.S/BalkanWeb)