Në orët e para të kësaj të hëne oficerët e Drejtorisë së Ndjekjes së Drogës dhe Kontrabandës, Ekipi Rajonal i Prokurorisë së Drogës dhe Zyra e Sigurisë pranë Autoritetit Qendror Portual Pire në kuadër të një hetimi dhe në bashkëpunim me Zyrën HSI (US Homeland Security Investigations) të ambasadës amerikane në Athinë, zbuluan 30 pako me një sasi kokaine me një peshë totale bruto prej 34 kilogramë dhe 354 gramë.

Sasia e kokainës me vlerë 1 milionë euro u gjet brenda një anijeje që ishte ankoruar në terminalin e kontejnerëve në portin e Pireut.

Pakot e kokainës ishin vendosur në një enë frigoriferike me një ngarkesë të ligjshme me banane që ishte ngarkuar në një port ekuadorian. Njëherësh një hetim pasoi edhe në dy kontejnerë të tjerë por me rezultate negative.

Lënda narkotike e gjetur u sekuestrua pranë Autoritetit Qendror Portual të Pireut, i cili po kryen hetimet paraprake, të cilat më pas do t’i dërgohen Kimisë së Përgjithshme të Shtetit.

Ef8fccdf 679f 4bae 848b Ef1a359d8d59
Ef8fccdf 679f 4bae 848b Ef1a359d8d59

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb