Në një sondazh që zhvillova në gjithë territorin e Bashkisë Himarë një javë para zgjedhjeve, ishin përfshirë edhe pyetje demografiko-politike. Gjë që më krijon mundësinë të krahasoj profilin e përkrahësve të këtushëm të Tavos me ata të Goros.

Ndër të anketuarit që kishin votuar për PS-në më 2021 (kur kufijtë ishin mbyllur prej pandemisë), për Tavon votonin më shumë se sa kishin votuar vjet për Goron. Epërsi e ngjashme vërehej edhe ndër të anketuarit që kishin votuar më 2021 për PD-AN ose që nuk kishin votuar fare më 2021.

Ndër të anketuarit e vetëdeklaruar si të etnisë greke, përkrahësit e Tavos ishin më të shumtë se ata që kishin votuar për Goron. Gjithashtu, e njëjta gjë vërehej tek të anketuarit e vetëdeklaruar të etnisë shqiptare.

Ndër të anketuarit e vetëdeklaruar si të krishterë, përkrahësit e Tavos ishin më të shumtë se sa ata që kishin votuar për Goron. E njëjta epërsi vërehej tek të vetëdeklaruarit si myslimanë apo ateiste.

Edhe për sa i përket grupmoshave, Tavo kishte epërsi në përkrahje ndaj Goros ndër moshat e reja, të mesme dhe të vjetra.

E njëjta gjë vlen edhe për shpërndarjen gjeografike të përkrahjes – Tavo kishte epërsi ndaj Goros në secilën nga njësitë administrative të Bashkisë Himarë.

SHËNIM: Nuk u zhvillua të dielën ndonje exit-poll në Bashkinë Himarë, që ta mësonim profilin demografiko-politik të votuesve të ardhur nga jashtë, por me afërsi kam ekstrapoluar që 51% e tyre votuan për Tavon, krahasuar me 27% që votuan vjet për Goron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb