Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të martë në Vlorë.
Drejtuesi i motorit humbi jetën, ndërsa drejtuesi mjetit u shoqërua në Polici.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, Vlorë.
Viktima ende nuk është identifikuar, teksa hetimet vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Triportit”, automjeti me drejtues shtetasin N. P. është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. P., është shoqëruar në komisariat, për veprimet procedurale.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit.