Nënkryetari i Bashkisë së Himarës, Previn Gjikuria, tha se në zgjedhjet e bashkisë jugore, populli himariot shprehu vullnetin e tij.

Previn Gjikuria tha se kandidatin e opozitës për kryetar bashkie Petro Gjikurian e ka në fis. Sipas tij, PS korri një fitore bindëse në Himarë. Ai tha se himariotët janë njerëz të lirë dhe se në zgjedhje askush nuk ka bërë presion.

Previn Gjikuria: PS punoi fort për votat e saj. Zgjedhjet ishin normale. Partia Socialiste mësoi nga e kaluara dhe korrigjoi, duke pasur këtë herë një fitore bindëse. Himariotët janë njerëz të lirë dhe askush nuk ka bërë presion. Jorgo Goro ka qenë pak më ulët në vota sesa ka qenë Vangjel Tavo. Jam në fis me Petro Gjikurian. Nëse ishte apo jo kandidati ideal, këtë gjë duhet ta dijë më mirë opozita.

Z Tavo njeh shumë mirë Dropullin, njeh shumë mirë Labërinë e Gjirokastrës dhe këto profile i kap shumë mirë Himara. Vangjeli e njeh shumë mirë politikisht Himarën dhe ka eksperiencë tepër të madhe politike. Himara të futet në normalitet, t’ju shërbejë njerëzve që vijnë për turizëm dhe qytetarëve të saj. Ne do bëjmë punë tepër të mira në vazhdimësi. Vullneti i popullit të Himarës ishte i pastër si kristal.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb