Deputetja e PD, Eralda Bano përmes një postimi në rrjetet sociale akuzon qeverinë se po e drejton vendin si në vitet e diktaturës komuniste. Ajo thekson se regjimet kanë aftësinë të krijojnë një realitet tjetër, ndryshe nga ai i vërteti.

Sipas saj, ndryshimet që kryeministri Edi Rama bëri në qeveri gjatë Kongresit të 28 korrikut kanë një prapaskenë e cila do të dalë në pah me kalimin e kohës.

“Në fakt nuk ka asnjë pjesëz normaliteti në politikën e sotme. Edi Rama ka krijuar një botë paralele në të cilën ka normalizuar krimin, vjedhjen dhe mungesën e dhënies së llogarisë ndaj votuesve. Edi Rama i trajton ata të cilët janë nën kthetrat e tij si mish për top dhe çdo ngjarje të tronditshme që del nga rradhët e tij ngashërehet dhe e kamuflon me ndonjë kongres shterp ku gjoja u tërheq veshët atyre që i kanë nxirë faqen. Në fakt u tërheq veshët, i shkarkon aty për aty siç ja ka ënda dhe i paketon për burg. Paralelizmi me babain e tij politik është i frikshëm me të vërtetë“, shkruan ajo.

Reagimi

Ironikisht jemi përballe një gjendjeje identike me kohën kur mbi Shipërinë tonë mjerisht sundonte Enver Hoxha. Dikujt mund t’i kujtohet fare qartë sesi shumë nga pushtetarët rreth Hoxhës patën funde tragjike. Pak flitet në fakt për fatet e qindra mijëra njerëzve që vuajtën nën regjimin totalitar, por akoma dhe më pak flitet për ata që ishin krah Hoxhës dhe jetuan nën dehjen e tejskajshme të një pushteti, i cili i fundosi rrufeshëm. Flitet pak sepse regjimet totalitare kanë aftësinë të shfarrosin nga historia realitetin dhe të instalojnë botë paralele të cilat përcaktojnë normalitete të reja.

Në fakt nuk ka asnjë pjesëz normaliteti në politikën e sotme. Edi Rama ka krijuar një botë paralele në të cilën ka normalizuar krimin, vjedhjen dhe mungesën e dhënies së llogarisë ndaj votuesve. Edi Rama i trajton ata të cilët janë nën kthetrat e tij si mish për top dhe çdo ngjarje të tronditshme që del nga rradhët e tij ngashërehet dhe e kamuflon me ndonjë kongres shterp ku gjoja u tërheq veshët atyre që i kanë nxirë faqen. Në fakt u tërheq veshët, i shkarkon aty për aty siç ja ka ënda dhe i paketon për burg.

Paralelizmi me babain e tij politik është i frikshëm me të vërtetë.

E di i madh dhe i vogël sot, që burimi i çdo afere korruptive dhe çdo projektligji antikushtetues është jastëku i ëndrrave të Edi Ramës në Surrel. Nuk kam dyshime që kushdo vuan dënimet sot ështe as më pak e as më shumë i detyruar nga diktatori të veprojë dhe të jetë lehtësisht i kompromentueshëm nga ligji. Edi Rama nuk e di se për çfarë firmos. Edi Rama nuk e di se ku shkojnë lekët. Po me çfarë merret vallë ky kryeministër?

Në cilindo rast do ishte turpi i tij. Të mos dsh se për çfarë firmos do të thotë që sje i aftë të menaxhosh shtetin tënd. Të dish do të thotë që je po aq fajtor sa çdo shok që po të shkon në burg për shpërdorim detyre. Këto dy deduksione lejon logjika e shëndoshë e çdo njeriu normal. Edi Rama, magjepsësi i Parisit, Skënderbeu i Spiropalit, Zeusi i Olimpit, Dërguesi i satelitëve shqiptarë në orbitë, mjeshtri i politikës së jashtme, ky njeri mistik që kur i vyen është i paditur dhe kur i vyen si shpëton grami nga arena ndërkombëtare. Ky kryenegociator kalibri që e përvëloi Shqipërinë, vallë a e di që realiteti i tij po i griset nga realiteti i çdo njeriu të thjeshtë që sot, mallkon ditën që Edi Rama u ngjit në pushtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb