Policia e Zvicrës ja sekuestruar dje dhjetë kilogramë kokainë u kapën në një makinë pasagjerësh gjatë kontrollit të automjetit në autostradën A3.
Pak pas orës 11:00, një patrullë e policisë rrugore në A3 vuri re një makinë me targa gjermane që lëvizte në mënyrë shumë të pasigurt në drejtim të Zyrihut në Zvicër. Mjeti është shoqëruar në zonën e pushimit Gerenau për kontroll.
Gjatë kontrollit u forcua dyshimi se tek shoferi apo mjeti diçka nuk shkonte. Një qen nuhatës droge tregoi interes të madh për tastierën qendrore të makinës, ku u thirrën specialistë të automjeteve nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare. Demontimi i pjesës së brendshme të automjetit zbuloi përfundimisht një zgavër në të cilën ishin fshehur 10 kilogramë kokainë. Shoferi, 52-vjeçari shqiptar, banues në Gjermani, u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë Publike përkatëse.
(BalkanWeb)