Dy persona janë proceduar penalisht teksa janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë nga

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Policia thotë se 4 persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin dyshohet se në dhjetor të vitit 2023, kanë trafikuar një automjet, në Shqipëri.

Sh. S., 69 vjeç dhe T. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, janë proceduar penalisht teksa P. M., 31 vjeç dhe P. M., 26 vjeçe u shpallën në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. S., 69 vjeç dhe T. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, si edhe vijon puna për kapjen e shtetasve P. M., 31 vjeç dhe P. M., 26 vjeçe, pasi dyshohet se në dhjetor të vitit 2023, kanë trafikuar një automjet, në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: