Rike Roçi dhe vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori janë përfolur prej ditësh se kanë nisur një romancë. Së fundmi u aludua se ata po kalojnë pushimet bashkë, mirëpo këtë mbrëmje ish-banorja e Big Brother Vip 3 ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë sesi qëndron e vërteta.

Në një postim në Instastory ajo shkruan se ndodhet me pushime në Sardenja me familjen e saj dhe çdo detaj e ka ndarë me ndjekësit nëpërmjet postimeve të shpeshta, kështu që nuk ka vend për dyshime nëse ndodhet me pushime diku tjetër. Ajo hedh poshtë aludimet duke u shprehur se Rinorin e njeh por nuk ka asgjë më tepër me të. Më ndodh gjithmonë që lexoj gjëra për veten që as unë nuk i di… Di që jam në Sardenja me pushime me familjen time dhe e vërtetuar nga ‘story’ që postoj gjithmonë me mbesën time. Patjetër Rinorin e njoh po asgjë më shumë, ju lutem ndaloni me informacione false, më keni lodhur…

Në një romancë me vëllain e Meritonit? Reagon Rike

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: