Fansat e Lady Gaga janë vendosur në dilemë nga një postim i këngëtares. 38-vjeçarja postoi një foto-portret në Instagram për të reklamuar linjën e penelëve të syve nga marka e saj, Haus Labs.
Por nuk ishte peneli ai që tërhoqi vëmendjen. Shumë komentues u habitën nga ngjashmëria e yllit me këngëtaren me origjinë shqiptare, Ava Max.
Si për të treguar edhe më shumë ngjashmërinë, në platformën X nisi të qarkullonte një foto ku fytyra e Ava-s zëvendësonte të Gaga-s dhe fansat mezi i dallonin nga njëra-tjetra.
“Mendova se ishte i njëjti person”, thanë shumë prej tyre.
Pamja e Gaga-s i përafrohej shumë asaj të Ava-s në kopertinën e albumit të saj, “Heaven & Hell”. Në atë foto, flokët ngjyrë platini dhe peneli i aplikuar në një trajtë të ngjashme vështirë se dallohen nga pamja e Lady Gaga.
Të dyja vajzat janë besnike të flokëve bjondë platin, por tiparet e tyre janë gjithashtu të ngjashme për nga forma e fytyrës, hunda dhe mollëzat.
Which one is Gaga and which one is Ava? 👀 pic.twitter.com/hefHxveQM3
— Asher 💎🪩 (@avas_ghost) August 6, 2024