Ka nisur protesta e radhës përpara Bashkisë së Tiranës. Eksperti i çështjeve ekonomike në PD Dorian Teliti, në fjalën e tij tha se shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Teliti tha se Bashkia e Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Sipas tij, integrimi i vendit mbahet peng nga qeveritarët, që duan të vjedhin.

Dorian Teliti: SPAK nuk merr hapin e radhës, që është anulimi i kontratës së inceneratorit. Shqiptarët do të rezistojnë deri në largimin e Veliajt. Zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës duhet t’ju kthehet qytetarëve. Ne nuk jemi vend i botës së tretë.

Ne jemi vend që aspirojmë të bëhemi pjesë e Europës. Por, ky vend qeveriset nga njerëz, që shohin sesi të pasurohen vetë dhe miqtë e tyre. Ne nuk tërhiqemi e nuk do të tërhiqemi derisa Tirana t’i kthehet ligjshmërisë dhe qytetarisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: