Koordinatori i PD-së për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestë tha se tubimi në mes të gushtit tregon rezistencën qytetare.

Balliu theksoi se Veliaj kërkon të shpëtojë kokën, duke arrestuar ushtarë.

“Protesta në mes të gushtit tregon rezistencën qytetare. Veliaj kërkon të shpëtojë kokën e vet duke arrestuar ushtarë mediokër. Unë iu ftoj të bashkoheni në protestë. Në Shqipëri nuk ka drejtësi, por ka një pseudo drejtësi. Të protestojmë duke vendosur mbi gjithçka interesin qytetar dhe jo atë personal.

Veliaj dhe të gjithë shërbëtorët e pushtetit të tij do të marrin atë që meritojnë. Të gjithë hajdutët që janë në bashki do të marrin atë që meritojnë. Në Bashki do të futen qytetarë të ndershëm e jo patronazhistë. Këta vjedhin, sepse vjedhjet e tyre i garanton mungesa e drejtësisë”, deklaroi Balliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: