Reperi i njohur Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë lënë në burg nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë ndaj tiktokerit Medi Isenin.

Lajmi konfirmohet nga gazetari i Balkanweb, Igli Celmeta. Noizy dhe DJ Crax kërkohen në Kosovë për rrahjen në një klub nate të Pejës të Isenit. Bëhet me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax në Kosovë.

“Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..

Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.

Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.

Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..

U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024″, njofton Gjykata e Tiranës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: