Një 16-vjeçar në Kosovë, B Gashi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:30 minuta ka gjetur një portofol me para dhe dokumente, të cilat i ka dorëzuar në stacionin e Policisë së Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit me para e dokumente të humbura, F.B.

“Më datën 08.08.2024 rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet e tjera.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb