Ndeshja me Laçin, që do të jetë edhe testi përfundimtar për Vllazninë para nisjes së kampionatit, ishte programuar për t’u luajtur në “Loro Boriçi”.

Por fusha e kësaj miqësoreje ka ndryshuar, ajo do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 17:30.

Një miqësore transfertë për kuqeblutë, duke iu përshtatur disi ndeshjes së javës së parë me Partizanin, që luhet po në transfertë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb