Kryeministrja aktuale, Giorgia Meloni është zyrtarja më e dashur për italianët në rrjetet sociale, sipas adnkronos.it.
Lidershipja e ”Fratelli d’Italia”, kryeministrja aktuala, regjistron një vlerësim prej 57,55%, që e shtyn atë në krye të renditjes së sondazhit.
Pas saj janë politikanët Antonio Tajani, ministër i Jashtëm, me 55,90% të pëlqimeve dhe Giuseppe Conte, i cili, pavarësisht momentit të vështirë të M5S, regjistron 55,33%.
Elly Schlein e PD-së ndodhet në vendin e katërt me një vlerësim prej 54,75%, dhe i pesti ndodhet kreu i ”Lidhjes së Veriut” Matteo Salvini, me 51,20%.
Studimi u krye duke marrë parasysh bisedat sociale nga 1 deri më 7 gusht në Facebook, Instagram dhe X.