Një 59-vjeçar është plagosur aksidentalisht, teksa po priste dru së bashku me djalin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg të bashkisë Maliq.

Sipas të dhënave, ky shtetas është dëmtuar në pjesën e barkut gjë e cila i ka sjellë hemoragji të brëndëshme.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në reaminacion në spitalin e Korçës, ndërkohë që policia është duke hetuar ngjarjen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: