Një histori e pabesueshme suksesi, një sukses i jashtëzakonshëm që do të kujtohet ndër breza. Mundja kuqezi dhuron spektakël në Paris duke bërë atë që askush tjetër më parë nuk ia kishte dalë në Shqipëri. Pas suksesit historik të Chermen Valiev, që theu tabunë shekullore, Islam Dudaev rishkruan historinë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje, e dyta në këto Lojëra Olimpike, e dyta në historinë e shtetit shqiptar.

Dudaev ishte fantastik në finale duke mposhtur rivalin e tij nga Hungaria 13-12 me pikë. Pas Valiev, kjo ishte medalja e dytë e bronzit që mundja kuqezi siguroi në këto Lojëra Olimpike.

Në stilin e lirë, në peshën 65kg, Dudaev ishte fantastik duke kryesuar pastër 6-0, ndërsa perioda e parë u mbyll me shifrat 8-6.

Në periodën e dytë, u zhvillua një betejë e vërtetë ku 3 sekonda përpara fundit rezultati shënonte 12-12, por Dudaev mori një pikë të pabesueshme në limite duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike.

Me Dudaev Shqipëria mbylli këto Lojëra Olimpike me një rezultat historik, 2 medalje bronzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: