Një zjarr i përmasave është regjistruar tani në kodrat e fshatit Kostar, në bashkinë Finiq.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se shërbimet zjarrfikëse të Finiqit dhe Delvinës janë në terren, ndërsa po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Mësohet se zjarri është i përmasave ndërsa ndihmohet edhe nga erërat që fryjnë. Raportohet se zjarri nga Kostari po afrohet mbi Delvinë. Në vendngjarje janë bashkuar dhe zjarrfikësit e Sarandës.
(BalkanWeb)