Zjarr në një kullë ftohëse të centralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia. Moska flet për një sulm me dron nga forcat e Kievit dhe “dëmtime serioze” të strukturës.
Nga ana tjetër, presidenti Zelensky fajëson “pushtuesit rusë”. Nga raportimet, sipas IAEAA, nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e uzinë dhe se zjarri është shuar.
Ndërkohë, ofensiva ukrainase në rajonin kufitar Kursk vazhdon, me Kremlinin që premton “një përgjigje të ashpër”. Gjatë natës, alarmet për sulm ajror u ngritën në 4 rajone të Ukrainës. Moska thotë se ka rrëzuar 18 dronë të Kievit mbi tre rajone ruse.
(BalkanWeb)