“Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Proga, i cili akuzohet se ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fatale viktimës, duke te humbja e jetës. Denis Meçe, 29 vjeç, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërkohë, për krimin e rëndë janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, një ditë pas ngjarjes. Gjykata dhe Prokuroria kanë lehtësuar akuzën ndaj autorit të krimit duke e klasifikuar si “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa Policia në njoftimin më herët e kishte referuar si “vrasje me dashje”.

“Detyrim paraqitje” u dha edhe për tre personat e tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja është e rrethuar me mjaft hije dyshimi. Në fillim u raportua si një vdekje aksidentale, me pretendimin se 42-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në tokë e më pas humbi jetën në spital. Vetëm pasi Proga humbi jetën në spital ngjarja u raportua si vrasje dhe nga hetimet më pas rezultoi se ai ishte dhunuar brutalisht nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Njoftimi i Policisë së Korçës ku Denis Meçe akuzohej për “vrasje me dashje”

“Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit  i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar. Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1  Pogradec gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe,  29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin Eglantin Proga 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik  është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi Denis Meçe, 29 vjeç, pas konflikt është larguar  nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për  Krimet  Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S.,  40 vjeç,  A. M.,  55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi policia më 10 gusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: