Teksa sot pritet të jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar të krimit në Pogradec, Denis Muçën, dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, familjarë të viktimës, Eglantin Progës kanë shkuar në gjykatë.

Siç dëgjohet edhe në video, mes britmave dhe lotëve, motra e viktimës, shan të përfshirët në ngjarje. “Dua t’i shoh”, dëgjohet teksa ulëret dhe qan e motra, ndërsa më pas vijon me zë të lartë; “Kafshë!”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në Pogradec. Fillim u tha se kishte dyshime që personi në fjalë kishte qenë i dehur dhe kishte rënë përtokë pa ndjenja, një ditë më vonë u zbulua se ai ishte dhunuar.

Aktualisht pas hekurave, përveç 29-vjeçarit Denis Meçe janë dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb