Prokurorja e çështjes ka thirrur ditën e sotme familjarët e 42-vjeçarit Eglantin Proga, i cili humbi jetën pasi u dhunua nga 29-vjeçari Denis Muça. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Ngjarja në fjalë është e rrethuar me mjaft hije dyshimi.

Në fillim u raportua si një vdekje aksidentale, me pretendimin se 42-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në tokë e më pas humbi jetën në spital. Vetëm pasi Proga humbi jetën në spital, ngjarja u raportua si vrasje dhe nga hetimet më pas rezultoi se ai ishte dhunuar brutalisht nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Ky i fundit u la dje në ‘arrest me burg’, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij u lanë të lirë, ndërsa ndaj tyre u caktua masa ‘detyrim paraqitje’. “Detyrim paraqitje” u dha për Voltan Shulkun, 40 vjeç, Arian Manellarin, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: