Partia Demokratike ka reaguar sërish për 2 anijet e ngarkuara me lëndë të rrezikshme të cilat u nisën nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari akuzon autoritetet për mungesë transparence. Ai thekson se ditën kur 800 ton mbetje toksike janë ngarkuar në anije, në 4 korrik, Drejtor i Portit të Durrësit ishte Pirro Vëngu, i cili rreth 1 muaj më pas do të merrte zyrtarisht detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

“Ne kemi parë një kronikë të gatshme tē servirur në media, ku zv-kryeministrja Balluku dhe Ministri i Mbrojtjes, Vengu, patrullonin me skaf brigjeve të Jugut, duke na treguar se po kujdeseshin për pastërtinë. Nderkohe që me 4 Korrik, kur Vengu ishte Drejtor i Portit tē Durrësit, para syve të tij janë futur në anije 800 tonë mbetje të rrezikshme, me dyshimin se kanë dhe përbërje toksike. Sot kur është zbuluar ky skandal, qeveria hesht. Pse nuk ben transparencë qeveria shqiptare. Nga erdhi kjo sasi mbetjesh? Ku e ka origjinen? Nëse është e jona, ku qendron? Sa e rrezikshme është për shendetin e qytetarëve?“, shprehet Muçollari.

Nga ana tjetër, autoritetet tajlandeze kanë paralajmëruar se do të kthejnë pas 2 anijet e nisura nga Porti i Durrësit të cilat pritet të mbërrijnë në brigjet e shtetit aziatik rreth datës 22 gusht.

Reagimi

Anija me mbetje të rrezikshme po kthehet, bashkë me të vërtetën

800 tonē mbetje të rrezikshme po kthehen aty ku u ngarkuan. Media e njohur amerikane, Bloomberg, thotë se anijet i morën kontejnerët në Durrës. Në një shkrim të publikuar sot, Bloomberg pohon se qeveria shqiptare nuk i është pergjigjur kerkesës së tyre për reagim.

Ne kemi parë një kronikë të gatshme tē servirur në media, ku zv-kryeministrja Balluku dhe Ministri i Mbrojtjes, Vengu, patrullonin me skaf brigjeve të Jugut, duke na treguar se po kujdeseshin për pastërtinë.

Ndërkohe që më 4 Korrik, kur Vengu ishte Drejtor i Portit tē Durrësit, para syve të tij janë futur në anije 800 tonë mbetje të rrezikshme, me dyshimin se kanë dhe përbërje toksike.

Sot kur është zbuluar ky skandal, qeveria hesht.

Pse nuk bën transparencë qeveria shqiptare.

Nga erdhi kjo sasi mbetjesh?

Ku e ka origjinen?

Nëse është e jona, ku qendron?

Sa e rrezikshme është për shendetin e qytetarëve?

Pse e gjitha kjo ngjan me një aksion ilegal?

A mund të ngarkohen 800 tonë mbetje në dy anije në mes të ditës në portin kryesor të vendit, e autoritetet të mos kenë dijeni?

Mosreagimi i qeverisë për këtë rast të ben më shumë të dyshosh për një aktivitet të paligjshem e për implikim të zyrtarëve.

Nderkohë që e verteta do të merret vesh pasi janë shumë agjensi e zyrtarë nga Italia në Malajzi që po e ndjekin çështjen.

Anija po kthehet bashkë me transparencën.

Qeveria ka disa ditë kohë për të pergaditur alibinë ose për tē gjetur kujt tja hedhë fajin, kë të bëjë kurban.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb