Në fshatin Çerragë në Bashkinë Belsh një vatër zjarri e shfaqur rreth orës 13:30 është përhapur në të gjitha drejtimet dhe në mesditë flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej disa Hektarësh me ullishta, dru të tjerë frutorë dhe  sipërfaqe të mëdha toke me të mbjella.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se përhapja e flakëve të zjarrit ndihmohet nga era dhe temperatura e lartë dhe dëmet paraprakisht janë mjaft të mëdha.

Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Belsh dhe komuniteti i zonës. Ndërkohë për të vënë nën kontroll të shpejtë flakët është kërkuar edhe mbështetja me mjete e forca edhe e bashkisë së Peqinit dhe Cërrikut. Edhe zjarrfikës nga Lushja janë nisur drejt Çerrages së Belshit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: