Vijon në ditën e dytë ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se avioni rumun i mobilizuar falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civil ka realizuar deri tani dy hedhje shumë të sakta dhe është duke u përgatitur në bazë për hedhjen e tretë.

Ndërhyrja nga ajri dhe toka me 120 forca të angazhuara do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, duke shpresuar se falë këtij operacioni kompleks të bëjnë të mundur shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: