Zbardhet një tjetër dëshmi nga ngjarja e rëndë që ndodhi të shtunën pasdite në Pogradec, ku pas dhunës humbi jetën Eglantin Proga.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dosjen e prokurorisë për ngjarjen në fjalë, ku flet dhe dëshmitari Leonidha Guçe, për të cilin është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’. Ai ishte ulur në një tavolinë me autorin e dyshuar, Denis Meçen, ndërsa tha se nuk kishte parë se kush e kishte goditur 42-vjeçarin.

“Në tavolinën ku isha ulur unë, erdhi dhe Denin Meçe. Qëndruam për disa orë në lokal dhe pimë disa birra. Kam parë se Denisi është çuar nga tavolina dhe nuk e kam vënë re se ku shkoi, a u fut në lokal apo u largua. Ndërkohë unë kam eqnë i ulur në tavolinë në atë moment, vetëm me Arjanin dhe kam dëgjuar një zonjë që bërtiste; ‘sillini ujë dhe njoftoni ambulancën’. Unë jam çuar nga tavolina dhe kam parë nga pas makinës time që ndodhej pronari i lokalit, Voltani, i ulur në gjunjë dhe në prehër mbante Eglin të cilit po i hidhte ujë në qafë. Pashë se Egli ishte i zverdhur në fytyrë.

Në atë moment janë mbledhur shumë njerëz dhe kam dëgjuar nga njerëzit e grumbulluar që Eglin e kishte goditur Denis Meçe. Më erdhi çudi pasi Denisi ishte me ne në tavolinë para se të ndodhte kjo situatë. Kam shikuar rreth e rrotull vendit, por Denisin nuk e kam parë aty. Në atë momente erdhi dhe policia. Më ka thënë ajo zonja që ta çoja Eglin me makinë në spital, por më kanë thënë se kishin lajmëruar ambulancën që të vinte ta merrte. Ambulanca ka ardhur pas 10 minutash. Nuk e kam parë se kush e ka goditur Eglin. Kam qenë i dehur.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb