Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, i është kundërpërgjigjur Lulzim Bashës.
Blushi e quan Bashën peng të bursave dhe korrupsionit galopant të kunatit dhe vjehrrit të tij, i cili erdhi i shitur në Shqipëri.
REAGIMI I BLUSHIT
Lulzim Basha, që është peng i bursave dhe i korrupsionit galopant të kunatit dhe vjehrrit, i cili erdhi i shitur në Shqipëri dhe që kujton se çdo njeri e ka një çmim, duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se atë përgjigje që nuk ia dhanë demokratët që i talli, i shiti dhe i tradhtoi për 10 vite rresht, do t’ia japë Populli i Lirisë pa i lënë kohë për t’u penduar.
Lulzim Basha,
📌 Ti që bëre lojë dyfishe me “Çështjen e Detit” bashkë me Ramoviçin duke tradhtuar rëndë interesat kombëtare të shqiptarëve;
📌 Ti që shite mandatet e opozitës për bizneset e kunatit dhe vjehrrit;
📌 Ti që bëre lojë dyfishe më “21 Janar”;
📌 Ti që mbylle me procedurë “Rrugën e Kombit”;
📌 Ti që nuk fole një fjalë kundër “Ballkanit të Hapur”;
📌 Ti që shite dhe tradhëtove gjakun e Dëshmorëve të UÇK për llogari të Serbisë si përkthyes i rremë;
📌 Ti që kujton se fëlliqësirat e Ramaformës do të mbrojnë nga korrupsioni yt dhe i familjes tënde;
📌 Ti që rrahe, helmove me gaz dhe qëllove me gurë demokratët që shkuan në selinë e tyre;
📌 Ti që qaje si klysh i rrahur nën këmbët e Ilir Metës në Presidencë për të shtyrë zgjedhjet vendore dhe pastaj nuk regjistrove partinë për të marrë pjesë në datën që kërkove vetë;
📌 Ti që bojkotove dhe shite Reformën në Drejtësi;
📌 Ti që as gruaja kurrë nuk të votoi, siç me të drejtë ta argumentoi në sy edhe z.Aqif Rakipi;
📌 Ti, Lulzim Basha duhet ta mësosh njëherë e përgjithmonë se asnjë krim i pabesë nuk harrohet dhe gjithçka paguhet herët a vonë!
Nuk ka Fuqi në botë që të mbron dot, ndaj ata që të kurdisin, fatin më të rëndë dhe më të zi se ty do ta kenë!