Bulqiza po përballet me zjarre të shumta në malet e saj. Veç zjarrit që ka më shumë se dy javë që është aktiv në malin e Tërnovës dhe që është zhvendosur në malin e Valikardhës, dy vatra të reja zjarri janë shfaqur këtë të premte në zona të ndryshme.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se masivi pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Shupenzës dhe ai i fshatit Bllacë janë nën pushtetin e flakëve.  Situatë kritike mbetet në malin e Tërnovës ku zjarri ka djegur qindra hektar pyje deri tani dhe i është drejtuar maleve të Martaneshit.

Me shtimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shupenzës, situata mbetet e rëndë për autoritetet vendore të cilat janë të pafuqishme për të përballuar situatën e zjarreve të përhapur në të gjithë territorin në terrene të vështira.

Ndihma nga ajri është e vetmja mënyrë për të shuar zjarret në Bulqizë, por deri tani thirrja e tyre ndaj Ministrisë së Mbrojtjes ka rënë në vesh të shurdhër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: