Më 4 korrik të ketij viti, në mes të ditës në portin më të madh te vendit, në Durrës, që është dhe aset i NATO-s, dy anije të mëdha ngarkohen me kontejnerë. Mbi 800 tonë mbetje dhe nisen drejt Tajlandës.

Rrjeti i Bazelit, një organizatë prestigjioze, ngre alarmanin se këto lëndë, mund të jenë të rrezikshme dhe me elemente toksike.

Në Tajlandë nisin protestat. Autoritete nga Europa në Singapor vihen në levizje.

Kompania e trasportit pranon se anijet janë ngarkuar në Durrës.

Ato janë në lundrim dhe nuk është e mundur të verifikohet çfarë kanë brenda.

Pas presionit të madh, ato po kthehen aty ku u nisën, në Durrës.

Mediat nderkombetare kanë raportuar ngjarjen.

Agjensia e njohur Bloomberg ka tentuar të marrë reagim nga qeveria shqiptare, por nuk ja ka dalë.

Qeveria heshti edhe pas shqetesimit që ne kemi ngritur.

Pyetjet qê bejne të gjithë sot janë.

Çfarë u ngarkua në Durrës me 4 korrik?

Pse autoritetet nuk flasin?

A mund të futen 800 tonë materie pa dijeninë e zyrtarëve?

Ku janë marrë lendet që dyshohen si toksike?

Kush i kontrollon ato?

Nese autoritetet heshtin dhe nuk dinë gjë, pse nuk e pranojnë?

Pse nuk reagon qeveria?

Edi Rama mburret me satelitet dhe dronet që ka marrë, që i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro, po nderkohë në mes të ditës, në portin më të madh te vendit ndodh kjo veprimtari, pak të quhet ilegale.

Më 4 korrik, drejtor i Portit të Durrësit ishte Pirro Vengu.

Ai ka dijeni për këtë trafik që po shndërrohet në skandal ndërkombëtar. Edi Rama e promovoi këtë person, e bëri Ministër të Mbrojtjes.

Tani Vengu kontrollon gjithë portet dhe kufijtë e vendit.

Kush mban përgjegjësi për këtë ngjarje?

Anijet po kthehen, bashkë me të vërtetën.

Qytetarët shqiptarë do të marrin vesh edhe njëherë tjetër nga autoritetet e huaja, se çfarë ndodh në vendin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb