Policia e Korçës njofton se në fshatin Mborje, në banesën e shtetasit D.M 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim.

Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale.

“Korçë/Informacion paraprak

Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit  ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb