Douglas C. dhe Luis S. u arrestuan natën e 17 gushtit 2024, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Kombëtare dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, në Ekuador.
Ata janë zyrtarë të drejtësisë dhe dyshohet se kanë marrë pjesë në dhënien e urdhrave në favor të anëtarëve të mafies shqiptare.
Ndërhyrja u krye pasdite dhe në mbrëmje, në kantonin e Valencias, Los Ríos, ku banojnë të dy të përfshirët.
ATENCIÓN | #LosRíos: #CasoAlbajuez #FiscalíaEc y @PoliciaEcuador ejecutaron órdenes de detención con fines de formulación de cargos contra Douglas C., secretario de la Unidad Judicial del cantón Valencia, y el abogado Luis S., investigados por #asociaciónilícita. pic.twitter.com/spjpMrSFeH
— Fiscalía Ecuador (@FiscaliaEcuador) August 18, 2024
“Ata kanë dhënë – në mënyrë të parregullt – masa sigurie në favor të tre të pandehurve që dyshohet se janë pjesë e mafies shqiptare. Këta shtetas, të cilët ndodheshin në paraburgim për krim të organizuar dhe pastrim parash, dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti kriminal të drejtuar nga Dritan G”, njoftoi prokuroria.
Gjithashtu, Prokuroria kërkoi mbështetje nga Policia për të gjetur gjyqtarin Lenin G. nga e njëjta Njësi Gjyqësore, i cili ka urdhëruar lirimin e të pandehurve dhe për të cilin është në pritje një urdhër arresti. Gjyqtari, sipas raportimeve është larguar dhe po kërkohet.
Bëhet fjalë për grupimin e drejtuar nga Dritan Gjika.