Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e ndodhur këtë mesditë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes.

Autori i plagosjes mësohet se është shtetasi me inicialet E.G, i cili sipas të dhënave paraprake është efektiv i Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se plagosja ndodhi te Komuna e Parisit në mes të ditës, në një zonë tepër të populluar të kryeqytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: