Gazetari i BalkanWeb Igli Celmeta ka siguruar video nga plagosja me armë zjarri te Komuna e Parisit në Tiranë.

Në pamje, shihet i plagosuri i shtrirë në tokë, ndërsa shumë persona ndodhen pranë vendit të ngjarjes. Të plagosurit i është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët e rastit, deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, polici i kufirit, Erion Goxharaj, 24 vjeç, plagosi me armë në këmbë dhe në kofshë shtetasin Lorenc Kosta, punonjës i ERE-s, 45 vjeç.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, pasi i plagosuri ka ngacmuar partneren e autorit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: