Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, në një prononcim për News 24 ka folur për Festën e Birrës, që po mbahet në qytetin jug-lindor.

Filo theksoi se Birra Korça është birra e preferuar e shqiptarëve dhe është birra e qytetit të Korçës. Ai vlerësoi edhe Birrën Gold by Korça, duke thënë se është e jashtëzakonshme.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo: Edicioni i 18 i Festës së Birrës ka kaluar në mënyrë fantastike. Kanë qenë 5 net që mbyllen sot me një atmosferë të jashtëzakonshme, me një pjesëmarrje masive dhe besoj se të gjithë janë kënaqur. Kulmi ka qenë dje kur ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe atmosferë me të vërtetë fantastike.

As këtë edicion dhe në asnjë nga edicionet e festës së birrës nuk kemi pasur asnjë lloj incidenti, pavarësisht se është një festë ku konsumohet shumë birrë. Korça shquhet për qytetarinë e saj, padyshim që dhe kjo festë e ka treguar këtë qytetari. Birra Korça është birrë tepër e rëndësishme në këtë festë, është birra e qytetit tonë, që e shijojmë me kënaqësi. Edhe birra e fundit, Birra Gold by Korça është e jashtëzakonshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb