TIRANE – Presidenti i Republikës Bujar Nishani shpreh ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta personale dhe institucionale për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës si dhe Nënkryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Lucjan Avgustini:

“Me keqardhje të parrëfyeshme dhe dhimbje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të shtrenjtë, klerikut të shquar, e bariut të dedikuar shpirtëror, i cili gjithë jetën dhe shërbimin e tij fetar ia kushtoi dedikimit ndaj Zotit dhe përkujdesjes për grigjën e besimtarëve në trojet shqiptare dhe kudo tjetër e thërriste detyra e shenjtë.
Me largimin e parakohshëm nga kjo jetë, Kishës Katolike në përgjithësi, dhe në veçanti, Konferencës Ipeshvnore të Shqipërisë do t’i mungojë së tepërmi ky prelat i devotshëm, dhe personalitet mbresëlënës i shqiptarisë, i cili duke ndjekur shembullin dhe veprën e Nënë Terezës, la gjurmët e veta të pashlyeshme bamirëse në Kosovë e në Shqipëri.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Imzot Avgustinit dhe shpirti i tij i pastë dritë!” – nënvizohet në mesazhin e Presidentit Nishani.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb