Ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë mbrëmjen e sotme, ku dy persona, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, humbën jetën nga plagët e marra nga një incident me armë zjarri, e ka zanafillën disa kohë më parë.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën e arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme.
Mbrëmjen e sotme, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, duke rezultuar në vdekjen e tyre në Spitalin Rajonal të Shkodër.
Sakaq, grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për sigurimin e provave dhe për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
(BalkanWeb)