Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me çmimet e larta në vend, ndërsa shprehet se shqiptarët po paguajnë më shumë për shkak të inflacionit socialist
Duke u ndalur te rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës për qytetarët deputetja Tabaku ka renditur arsyet përse çmimet e larta po prekin dhe varfërojnë familjet shqiptare.
Tabaku nënvizon se shkaqet e këtyre rritjeve nisin nga një treg i kontrolluar nga një pakicë që pengon konkurrencën deri tek taksat e larta të vendosura nga qeveria socailiste. Duke i atashuar llagapin “taksimi socialist”, deputetja e PD nënvizon se është pikërisht ky taksim që ka provokuar rritjen fictive të ccmimeve dhe gjithashtu edhe ka krijuar një sistem të pandershëm ku shumica paguan ndërsa pakica fiton.
Këto janë sëmundjet që kanë infektuar ekonominë, shkruan ajo në rrjetet socialet ndërsa vijon duke nënvizuar se ekonomia e kapur dhe infalcioni socialist janë “vaji” që vajisin sistemin e korrupsionit duke u marrë shqiptarëve gjithë kursimet e tyre.