Policia vijon kërkimet për arrestimin e efektivit Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri në kryeqytet 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se Policia pas kërkimeve në zonën e Dajtit, i ka shtrirë kërkimet edhe në zona apo banesa të të afërmve të efektivit.
Po ashtu policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet.
Ditën e ngjarjes efektivi ka shkuar te rrethrrotullimi i Shkozës ka marrë djalin e tij dhe kanë hipur në taksi, kanë shkuar deri në zonën e Freskut. Kur Goxhara ka parë policinë, ka zbritur dhe është larguar me vrap i vetëm.