Ditën e sotme është festa e Abaz Aliut për besimtarët bektashianë.
Gazetari Ferdinand Samarxhiu nga studio e Neës24, ka bërë me dije se sot kryhet pelegrinazhi i madh në malin e Tomorrit, ku llogaritet se 500 mijë persona ndodhen atje.
“Tomorri njihet si tempulli i Dodonës pellazgjike, ndërsa sot si tempulli i Abaz Aliut. Homeri te Iliada, shprehet se ishte Zeusi ai që donte që tempulli t ishte në malin e Tomorrit.
Vizioni i Kryegjyshit botëror është që ta ktheje Tomorrin si tempullin e lashtë”, u shpreh ai.
Samarxhiu ka raportuar gjithashtu se policia ka marrë masa të forta për mbarëvajtjen e pelegrinazhit dhe ceremonisë solemne në përkujtim të Abaz Aliut.
Sot do të ketë edhe një koncert ku do të performojnë artistë të njohur, dhe ansamble nga të gjitha trevat shqiptare.