Postimi i fundit në profilin e Fedez në Instagram ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Reperi publikoi dje në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet e tij në Sardenjë. Megjithatë, ajo që i intrigoi ndjekësit ishte imazhi i parë i kombinuar me mbishkrimin dhe këngën në sfond. Në fotografi Fedez shfaqet duke përqafuar fëmijët e tij, Vittoria-n dhe Leone-n dhe qenin e tyre, Silvio-n. Krahas, ai shkroi disa fjali nga një prej këngëve më të famshme të Blink-182 (grupi i preferuar i këngëtarit).

“Mos e humb kohën me mua. Tashmë je zëri brenda kokës sime… (Më mungon, më mungon).”

A mund të jetë ky një mesazh i koduar kushtuar Chiara Ferragni-t, e cila tani është me pushime në Korsikë me motrën e saj Valentina dhe disa miq? Këtë nuk dimë ta themi. Ajo që dimë është se vera e Fedez-it, sipas asaj që ai ka zbuluar në rrjetet sociale, ka qenë një varg festash dhe udhëtimesh në shoqërinë e miqve të shumtë.

Shpesh ai është përfolur për romanca me disa vajza, së fundmi me Giulia Santin nga Brescia, por të gjitha pa një konfirmim zyrtar.

Postimi i fundit i reperit mori menjëherë komente të shumta, ku fansat i kërkojnë rikthmin me nënën e fëmijëve të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: