Scorpions duhej të anulonin koncertet e tyre të planifikuara për shtatorin në një njoftim të shkurtër. Shkak për këtë është një dëmtim i kitaristit Matthias Jabs, i cili duhet ti nënshtrohet një operacioni.
Agjencia e koncerteve “Wizard Promotions” njoftoi se të gjitha datat e ardhshme në shtator janë anuluar. Është prekur edhe koncerti i planifikuar në Festhalle Frankfurt më 20 shtator.
Scorpions u kërkoi falje më shumë se 40,000 fansave që kanë blerë tashmë bileta. Siç raportohet kitaristi Jabs mësohet se është dëmtuar rëndë pasi ka rënë nga shkallët.