1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi janë asgjësuar nga policia në Shkodër, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”.

Blutë bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë.

Njoftimi: 

Shkodër/Megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 1790 bimë dhe 86 fidanë cannabisi.

Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, si dhe asgjësuan 736 bimë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Shkrel, dhe asgjësuan 867 bimë dhe 86 fidanë cannabisi;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë, dhe asgjësuan 62 bimë cannabisi;

-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë, dhe asgjësuan 125 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë.

Kontrollet vijojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb