Të enjten në mbrëmje u zhvilluan edhe ndeshjet e para të Play-Off-it të Ligës së Konferencës. Vëmendja kryesore ishte tek i vetmi ekip shqiptar i mbetur në aventurën evropiane, Drita e Gjilanit.
Skuadra kosovare u mposht me rezultatin 2-0 në aktin e parë ndaj gjigantëve polak të Legias së Varshavës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 30-të skuadra kosovare mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Gomda.
Golin e parë vendasit e gjetën në minutën e 56-të, me anë të sulmuesit Kramer, i cili realizoi me kokë, Për golin e dytë mendoi Gual, i cili në minutën e 83-të, vulosi shifrat në 2-0. Dueli i kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku skuadra e Zekerija Ramadanit do të tentojë mrekullinë, edhe pse në letër situata duket shumë e vështirë.
Ndërkohë nuk zhgënjen Chelsea, i cili kreu detyrën duke fituar 2-0 ndaj Servette. Në Stamford Bridge “Blutë e Londrës” dominuan kundërshtarin nga Zvicra. Golat e fitore u realizuan nga Nkunku me 11 metërsh në minutën e 50-të si dhenga Madueke në minutën e 76-të.
Një befasi për Fiorentinën në ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Konferencës. Violët, finalistët e edicionit të kaluar, nuk shkuan përtej barazimit 3-3 me Puskas Academy. Skuadra e Palladino e nisi keq dhe shkoi 0-2 deri në minutën e 12-të falë golave të Nagy (penallti) dhe Soisalo.
Megjithatë, më pas u rikthye me Sottil në kohën shtesë të pjesës së parë, si dhe golat e Martinez Quarta (67′) dhe Kean (75′) . Por në minutën e 89-të Golla barazoi shifrat në 3-3. Gjithçka do të zgjidhet 1 javë më pas në Hungari.
Sfidat e kthimit do të zhvillohen të enjten e ardhshme më 29 Gusht.