Merr fund saga kërkimi prej pesë ditësh për gjetjen e trupave të personave të cilët ishin pjesë e ekuipazhit të superjahtit të mbytur në ujërat siçiliane.

Zhytësit kanë zbuluar trupin e personit të fundit, i cili i përket Hannah Lynch, 18 vjeç, vajzës së manjatit britanik Mike Lynch.

Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare italiane për Sky News.

  • foto galeri

Lynch humbi së bashku me vajzën e tij, kryetarin e bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruan e tij Judy, avokatin e Clifford Chance, Chris Morvillo dhe gruan e tij Neda, kur jahti u fundos ditën e hënë në orët e para të mëngjesit.

Nga 22 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e varkës, 15 persona, përfshirë gruan e z. Lynch, Angela Bacares, u shpëtuan pasi u arratisën në një varkë shpëtimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb